Zhbllokohet projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë

  Sot ne konference per media, bashke me zv. Ministrin Durmishi, prezantuam vendimin e shumepritur te nenshkrimit te kontrates se Projektit te Rruges Nacionale Prishtine - Mitrovice.


Me daten 2 tetor 2023, publikuam njoftimin per dorezimin e ofertave per ekzekutimin e punimeve ne Projektin e Rruges Nacionale N2 Prishtine - Mitrovice, segmenti nga Lumi i Madh deri ne Gojbule, me nje gjatesi prej 9.78 km, e sot, nenshkruam kontraten per fillimin e punimeve. 


Punet ndertimore perfshijne zgjerimin e rruges ekzistuese, duke e transformuar ate nga nje rruge me dy korsi ne nje rruge me dy drejtime te ndara, secila me dy korsi te gjere 3.75 m, dhe korsi ndihmese ne te dyja anet me gjeresi 2.0 m, si dhe objekte dhe struktura infrastrukturore te tjera (vepra te artit/ura).


Ky projekt financohet nga huamarrja nga Fondi i OPEC-ut per Zhvillim Nderkombetar (OPEC Fund) ne bashkefinancim me Fondin Saudit per Zhvillim (Saudi Fund for Development SFD), me nje vlere kontrate prej 25 milion Eurosh ,  dhe kohezgjatje ekzekutimi prej 12 muajsh. 


Operatori Ekonomik eshte konsorciumi '' JV HYDROSTROY JSC SOFIA & ESKAVATORI LLC '' nga Bullgaria dhe Kosova. Gjithashtu, Kompania '' IC Consulenten '' nga Austria eshte angazhuar per mbikeqyrjen e punimeve ne kete segment, duke kryer rolin e Inxhinierit te pavarur per mbikeqyrjen e ekzekutimit te te gjitha punimeve.

Foto Galeria

Video Galeria