Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Në mbështetje të Rregullorës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/2011 për themelimin e Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (Departamenti), dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi,Ministria e Infrastrukturës(MI), ka themeluar këtë Departament, detyrat dhe pergjegjësitë e të cilit janë:

1)    Koordinon dhe ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e Integrimit Europian që bien në fushëveprim të MI-së;

2)    Koordinon aktivitetet e MI-së për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Antarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian dhe fondet tjera;

3)    Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të parashtruara nga ana e Komisionit Evropian;

4)    Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit në fushëveprim të MI-së me atë të Acquis të BE-së;

5)    Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Europian, për fushëveprimtarinë e MI-së.

6)   Informon dhe këshillon departamentet e MI-së lidhur me implementimin e veprimeve dhe objektivave strategjike që kanë të bëjnë me planifikim të transportit.

Departamenti përbëhet prej dy Divizioneve:

a)    Divizioni për integrim evropian; dhe

b)    Divizioni për koordinim të politikave dhe planifikim të transportit.

Drejtor  i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave 

Lulzim Rama


Kontakti:

Email: [email protected]; Tel.: (+381)  28 043

Adresa: Ministria e Infrastrukturës:

Ndërtesa  ish Gërmia rr. Nëna Terezë

Kati II, Zyra nr. C204

10000Prishtinë,

 

 

Foto Galeria

Video Galeria