Departamenti Ligjor

1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit Ligjor janë:

1.1.  Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;

1.2. Ofron ndihmë në hartimin e  legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;

1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;

1.4.  Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

1.5.  Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;

1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore.

2. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

2.1.  Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe

2.2.  Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.

Drejtor i Departamentit Ligjor është Florije Boshnjaku

Ministria e Infrastrukturës

Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-212

Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0) 38  211 558 cen.28 522

E-mail: florije.boshnjaku@rks-gov.net

1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:

1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e

aplikueshëm në Kosovë;

1.2. Ofron ndihmë për strukturat

organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;

1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë;

1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis të BE-së dhe me ligjet e

aplikueshme në Kosovë.

Udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është z.Milaim

AHMETAJ.

Ministria e Infrastrukturës

Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-213

Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0) 38  211 555 +381 (0) 38  211 555 cen.28 521

E-mail: Milaim.Ahmetaj@rks-gov.net


1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes

Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:

1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e

legjislacionit;

1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;

1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;

1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve,propozim-marrëveshjeve,

propozim memorandumeve dhe propozim- kontratave;

1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;

1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.

2. Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të

Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është znj.Ajshe EJUPI.

Ministria e Infrastrukturës

Ndërtesa e sh- Germisë, Kati II- Zyra C-213

Blv. Nëna Terezë, Prishtinë, Kosovë

Tel: +381 (0) 38  211 549+381 (0) 38  211 549 cen.28 515

E-mail: Ajshe.Ejupi@rks-gov.net

Foto Galeria

Video Galeria