Departamenti i Aviacionit Civil

Drejtor i Departamentit të Aviacionit Civil është Avdi Kamerolli - avdi.kamerolli@rks-gov.net  038/200 28450

Departamenti i Aviacionit Civil, kompetencat ligjore për sektorin e aviacionit civil i ushtrojnë në bazë të Ligjit për Aviacionin Civil Nr.03/L-051. 

Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Aviacionit Civil përveç tjerash janë:

Harton legjislacionin primar për sektorin e aviacionit civil, zbaton Marrëveshjen për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit, në kuadër të kompetencave te veta, zhvillon politikat kombëtare për transportin ajror;

Inicion hartimin e rregulloreve për zbatimin e rregullimit ekonomik të transportit ajror përveç sigurisë së aviacionit, ekonomisë  së aeroporteve dhe shërbimeve të navigimit ajror;

Zbaton dhe merr masat e duhura për zhvillimin e Aviacionit Civil në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e Aviacionit Civil, përcjell zhvillimin e Politikave dhe programeve të aviacionit civil dhe përgatitjen e rekomandimeve, lëshon licencat për ushtrimin e veprimtarisë së transportit ajror, bashkëpunon me Autoritetin e Aviacionit Civil dhe sipas nevojës edhe me Autoritete tjera përkatëse, konsultohet për çfarëdo negociate ose marrëveshje të cilat kanë të bëjnë me transportin ajror;

Inicion përpilimin e strategjisë për zhvillimin e aviacionit civil;

Mbanë një sistem të transportit ajror i cili është në mbështetje të tregut të konkurrencës në transportin ajror;

Mbajtja e një sistemi rregullativë të shëndoshë dhe transparent, i cili u përgjigjet nevojave të publikut;

Përkrahja e transportuesve ajror ekzistues dhe atyre të rinj për hyrjen e tyre në tregjet e transportit ajror, me qëllim të promovimit të një industrie më të efektshme dhe më konkurrente të aviacionit;

Përkrahja e zhvillimit të një rrjeti të qëndrueshëm ekonomik të transportit ajror, i cili nxit zhvillimin ekonomik të brendshëm dhe atë rajonalë.

Legjislacioni për Aviacion Civil:

LIGJI PËR AVIACIONIN CIVIL NR.03/L-051

 

LIGJI NR. 04/L-250 PËR AGJENCINË E SHËRBIMET TË NAVIGACIONIT AJROR  


RREGULLORJA NR. 2008/3 MBI KRITERIUMET E SIGURIMIT PËR TRANSPORTUESIT AJROR DHE OPERATORËT E AVIONËVE


RREGULLORJA NR. 2008/4 MBI PËRGJEGJËSINË E TRANSPORTUESIT AJROR LIDHUR ME TRANSPORTIN E UDHËTARËVE DHE BAGAZHIT TË TYRE PËRMES AJRIT


RREGULLORJA NR. 2008/5 MBI KRIJIMIN E RREGULLAVE TË PËRGJITHSHME PËR KOMPENSIMIN DHE ASISTIMIN E UDHËTARËVE NË RAST TË NDALIMIT TË HIPJES DHE TË ANULIMIT APO VONESAVE TË GJATA TË FLUTURIMEVE


RREGULLORJA NR. 2008/6 MBI RREGULLAT E PËRBASHKËTA PËR ALOKIMIN E SLLOTEVE NË AEROPORTET E VENDOSURA NË KOSOVË


RREGULLORJA NR.02/2015 PER APROVIMIN E FLUTURIMEVE CHARTER DHE TAXI JO - HPEA (ECAA, ZPEA)


RREGULLORJA NR. 2010/1 MBI RREGULLAT E PËRBASHKËTA PËR OPERIMIN E SHËRBIMEVE AJRORE


RREGULLORJA NR.01/2013 MBI KODIN E SJELLJES PER SISTEMET E KOMPJUTERIZUARA TE REZERVIMIT


RREGULLORJA NR.02/2013 MBI TE DREJTAT E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA DHE PERSONEVE ME LEVIZSHMERI TE ZVOGLUAR GJATE UDHETIMIT NEPERMJET AJRIT 

 

RREGULLORJA NR.03/2013 PER PLOTESIMIN DHE NDRYSHIMIN E RREGULLORES NR.2008/3 MBI KRITERIUMET E SIGURIMIT PER TRANSPORTUESIT AJROR DHE OPERATORET E AVIONVE DHE RREGULLORES NR.2008/4 MBI PERGJEGJSIN E TRANSPORTUESIT AJROR LIDHUR ME TRANSPORTIN E UDHTARVE DHE BAGAZHIT TE TYRE PERMES AJRIT

 

RREGULLORJA NR.04/2013 PER PERCAKTIMIN E MASAVE NDESHKUESE TE PARAPARA ME RREGULLOREN 2008/3 MBI KRITERIUMET E SIGURIMIT PER TRANSPORTUESIT AJROR DHE OPERATORET E AVIONVE.

Foto Galeria

Video Galeria