Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport

Prishtinë, 18 dhjetor 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është pritur në takim nga homologu grek Christos Spirtzis dhe bashkëpunëtoret e tij më të lartë. Temë qendrore diskutimi mes dy delegacioneve, ishte nevoja e menjëhershme e bashkëpunimit Kosovë – Greqi në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Spirtzis i ka propozuar ministrit Lekaj, themelim të komisioneve punuese për punë të përbashkëta në dikasteret që ata udhëheqin dhe marrëveshje mes ministrive, në fushën e aviacionit civil, transportit të njerëzve dhe mallrave dhe në fushën e hekurudhave. Lekaj ka shprehur gatishmërinë që të nisin këto procedura menjëherë, duke filluar me përcaktimin e ekipeve teknike.


Të dy ministrat janë pajtuar se njohja e shteteve është procedurë formale që po vonohet, meqë popujt janë të afruar mes vete dhe zyrtarizmi i bashkëpunimeve është mëse i nevojshëm.


Ministri Lekaj e ftoi kreun e infrastrukturës dhe transportit të Republikës Helene, të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin infrastrukturor të shtetit më të ri në Evropë.

Foto Galeria

Video Galeria