Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë – Kabash
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës së re Korishë – Kabash, me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korishës dhe Kabashit me rrjetin rajonal rrugor, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, rritur sigurinë në komunikacion dhe krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Përmes investimeve në infrastrukturën rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po krijon lidhje më të mira ndërmjet vendbanimeve, po përmirëson qasjen në shërbime dhe po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit.
Kliko VIDEO



















