Vazhdojnë me intensitet punimet në rrugën Bukovik–Dobërçan, Gjilan!
Punimet në rrugën Bukovik–Dobërçan po zhvillohen me dinamikë të shtuar, ndërsa aktualisht janë duke u realizuar përgatitjet e fundit në terren për asfaltimin e 2.85 kilometrave të kësaj rruge.
Ky projekt, me vlerë prej 370 mijë eurosh, financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe realizohet në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Gjilanit.
Përmes këtij investimi synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, rritja e sigurisë në komunikacion dhe krijimi i kushteve më të mira të qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë vendin.
Kliko VIDEO










