U sanua rrëshqitja e dheut në Carralevë!
Së bashku me Kryetarin Qemajl Aliu ishim të pranishëm në përfundimin e punimeve për sanimin e rrëshqitjes së dheut në Carralevë.
Kjo rrëshqitje rrezikonte të dëmtonte tërësisht trupin e rrugës dhe paraqiste rrezik serioz për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor. Menjëherë pas marrjes së detyrës, në koordinim me administratën, kemi vepruar me prioritet të lartë, duke përshpejtuar procedurat dhe realizuar sanimin e dëmit në kohë rekord.
Sot, kjo rrugë është plotësisht e qarkullueshme dhe ofron siguri të plotë për të gjithë qytetarët.
Kliko VIDEO










