U nënshkrua kontrata për ndërtimin e Autostradës Morinë-Merdar

Sot, në prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësuesëve të kabinetit qeveritar, si dhe ambasdorëve të shumtë, u bë nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e projektit më madhor në vendin tonë, autostradës Morinë-Merdar. Kontrata u nënshkrua nga ana e Kryesuesit të Komitetit Nderministror për Autostradën Merdare-Vermicë, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe përfaqësuesit të kompanisë Bechtel, Michael A. Adams dhe Sinana Tara si përfaqësues i kompanisë Enka.

 

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, kryeministri Thaçi tha:? Ky është fillimi i realizimit të projektit të ëndërrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është një moment historik, për shtetin tonë pasi që po realizohet projekti më i madh në historinë e deritanishme të vendit tonë. Ky projekt do ti ndihmojë qytetarët duke ju krijuar mundësi të re të lëvizjës së lirë e integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon. Ndërtimi I kësaj autostrade do të krijojë me mijëra vende të reja pune. Realizimi I këtij projekti dëshmon se shteti i Kosovës, ka krijuar një ambient për investime dhe realizim të projekteve kapitale. Ky projekt do të mundësojë investimin e rreth 700 milionë eurove, mjete këto që do të sigurohen nga buxheti i Kosovës dhe donatorët si dhe në rast nevoje edhe nga kreditë e favorshme. Është mrekulli që ne po e fillojmë këtë projekt ende pa përfunduar kriza globale?.

 

Fjalimi i ministrit të Transportit dhe Postë ? Telekomunikacionit:

 

 

 

I nderuari Kryeministër,

Të nderuar zv. Kryeministëra,

Të nderuar Ministra,

Të nderuar ambasadorë dhe drejtues të zyrave ndërlidhëse,

Të nderuar Përfaqësues të Kompanisë Bechtel dhe Enka

Zonja dhe Zotërinj,

 

 

Kam kënaqësinë që sot t?ju deklarojmë qytetarëve të Republikës së Kosovës se ëndrra e tyre u kthye në realitet.

 

Sot ne nënshkruam kontratën për realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në Republikën e Kosovës dhe investimit më kapital që është bërë ndonjëherë në vendin tonë.

 

Sot mbyllen me sukses të gjitha fazat ligjore dhe teknike lidhur me autostradën.

 

I dhamë vetës kohën e duhur për të realizuar negociatat intensive me ofertuesin më të mirë, konzorciumin Bechtel ? Enka për të qenë të sigurt në rezultatin final, fillimin e ndërtimit të autostradës sipas standardeve ndërkombëtarë.

 

Parësore për ne ishte respektimi i ligjit dhe transparenca e gjithë këtij procesi. 

 

Fillimi i vitit 2008 ishte koha kur Qeveria e Kosovës shpalli Korridorin Morinë - Merdar  zonë me Interes të Përgjithshëm Kombëtar dhe në Shkurt të këtij viti Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar këtë vendim.

 

33 kompani shprehen Interesin e tyre për Ndërtimin e Autostradës nga të cilat u përpilua lista e ngushtë prej 7 kompanive më prestigjioze sipas vlerësimit të kompanisë konsulente ndërkombëtare dhe ekspertët e ministrive përkatëse.

 

Me 1 dhjetor është pranuar oferta nga dy kompani.

 

Komisionin Vlerësues teknik dhe kompania Këshilluese Financiare për Transaksionin Eversheds bënë vlerësimin dhe shqyrtimin teknik e financiar, dhe i rekomanduan Komitetit Drejtues Ndërministror ofertën më të mirë, në këtë rast Bechtel Enka.

 

Me 24 Janar qeveria duke ndjekur këtë rekomandim vendosi të nise negociatat me këtë kompani.

 

Rrjedhimisht, nga data 20 janar deri më datën 24 mars janë zhvilluar negociata intensive për çështjet teknike, financiare dhe ligjore.

 

Negociatat janë zhvilluar nga Kompania Konsulente Eversheds dhe ekspertët e ministrive përkatëse, MTPT-së, MEF-it, MTI-së, MAPH-së dhe të Zyrës së Kryeministrit.

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

 

Nga sot, do fillojë hapja e një korridori ndërkombëtar të vendit tonë, që do na duhet neve të na lidh me të tjerët, dhe tjerët me ne.

 

Me fillimin e realizimit të këtij projekti madhor jo vetëm për ne, por dhe për tërë regjionin, ne duam që rrugët tona të ndërlidhen me ato të fqinjëve tanë, e të na çojnë më tej nëpër të gjitha anët e botës.

 

Sot, realizojmë një objektiv të rëndësishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mirëqenies ekonomike përmës krijimit të lidhjeve ndërkombëtare të komunikimit.

 

Nisim sot punën për ndërtimin e korridorit të lëvizjes së lirë, të qytetarëve të Kosovës drejt Evropës.

 

Kjo autostrade, në zemër të Kosovës, bëhet një udhëkryq i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

 

Ne po ndërtojmë korridorin ku do kryqëzohet e sotmja jonë me të ardhmen më të mirë.

 

Me ndërtimin e kësaj autostrade Kosova do bëhet më tërheqëse për investitorët e huaj, do të na afrojë me dalje në deti nga do qarkullojnë mallra dhe njerëz nga Kosova në Evropë dhe nga Evropa në Kosovë.

 

Ne sot duhet të ndjehemi krenarë që jemi nismëtarë dhe dëshmitar të këtij projekti që do u dëshmojë gjeneratave që vijnë se kemi menduar për ta, se kemi ditur në cilin drejtimin duhet shkuar drejtë të ardhmës më të ndritshme të tyre.

 

Do t?ju dëshmojë gjeneratave që do vijnë se të sotmen tonë e kemi investuar në të ardhmen e tyre.

 

Me këtë rrugë ne rrëzojmë muret e së shkuarës, distancave midis kulturave dhe popujve dhe ndërtojmë rrugën e përbashkët drejt Evropës.

 

 

 

Nënshkrimin e kësaj kontrate e përshendetën edhe ambasadori I SHBA-ve, në Kosovë Kristofer Dell, ai i Turqisë Metin Hysref Onlu dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparkers.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria