U bë prezantimi i Strategjisë sektoriale të MTPT

Prishtinë, 22 maj 2009

 

 

 

Në një punëtori, të mbajtur në hotelin “Victory” në Prishtinë u prezantuan Objektivat Strategjike dhe Operacionale Sektoriale të Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Punëtorinë e ka organizuar kompania konsultuese “East West Consulting”, e angazhuar nga Komisioni Evropian që ta mbështesë MTPT-në për të përpiluar Strategjinë Sektoriale.   

Të pranishmit në emër të ministrit fatmir Limaj i përshëndeti z. Adem Grabovci, zëvendësministër i MTPT, i cili tha se grupi drejtues dhe grupoi hartues i Strategjisë ka krijuar kushte dhe mundësi shumë të mira për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik, për një lëvizje sa më të sigurt të qytetarëve të vendit tonë etj.

- “Në mënyrë të veçantë në emrin e ministrit dhe Ministrisë e falënderoj Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian për kontributin shumë të çmuar në hartimin e Strategjisë Sektoriale për Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në punën tonë për një perspektivë afatgjatë. Shpresojmë se bashkëpunimi i MTPT-së me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha zëvendësministri i MTPT-së z. Adem Grabovci në fjalën e tij.

Z. Luca Ilies, përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha se është  
mirënjohës për punën që është bërë nga ministri, MTPT-ja dhe nga të gjithë drejtorët e  departamenteve.

- “Ka disa muaj që kemi punuar në ketë strategji dhe shpresojmë që këtë punë do ta përfundojmë me kohë, natyrisht me përkrahjen e ekipit mbështetës. Dua ta siguroj MTPT-në dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë lëmi se Komisioni Evropian është i përkushtuar që ta përcjellë rrjedhën e kësaj strategjie”, - nënvizoi përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.    

Këshilltari Blerand Stavileci tha se deri më tash janë formuluar pesë objektiva strategjike, nga të cilat kanë dalë objektivat operacionale, për real;vizimin e të cilave nevojiten burime njerëzore, financiare, materiale dhe fizike. Midis tjerash z. Stavileci përmendi edhe një projekt tjetër që ka të bëjë me rishikimin funksional, prej të cilit, siç tha, priten impute në të gjitha fushat, e sidomos në ato më të strategjike ku është investuar më së shumti.

Foto Galeria

Video Galeria