Sqarim për opinion

Prishtinë, 16 dhjetor 2018


Dje është asfaltuar një segment në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.


Asfaltimin e ka kryer kompania punëkryese \"Bageri\". E tërë puna është realizuar në bashkëpunim më mbikëqyrësin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është bërë sipas kushteve të lejuara klimatike dhe për të gjitha lëshimet eventuale, përgjegjësinë e merr operatori ekonomik.


Ministria e Infrastrukturës do të jetë afër secilit projekt që financohet nga buxheti i saj, që investimet të jenë sa më cilësore.  

Foto Galeria

Video Galeria