Sqarim

Sa i perket ceshtjes se ngritur per sherbimet e furnizimit me kerozine ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines nga kompania EXFIS, eshte e nevojshme te sqarojme se kjo kompani NUK eshte LICENCUAR nga Autoriteti i Aviacionit Civil te Kosoves per kete sherbim.

 

Kompania EXFIS eshte perzgjedhur nga operatori i aeroportit, Limak Kosovo International Airport per kete sherbim pas nje tenderi nderkombetar te zhvilluar qysh ne vitin 2010, gjate Qeverise se udhehequr nga Hashim Thaci, ne kohen kur Minister i Transportit ishte Fatmir Limaj. 

 

Pra, as Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosoves dhe as Ministria e Infrastruktures dhe Transportit e Kosoves nuk vendosin per kete ceshtje. Kjo kompetence eshte percaktuar ne kontraten e koncesionimit te aeroportit, te nenshkruar ne vitin 2010, ku sipas asaj kontrate, Limaku eshte pergjegjes te siguroje qe gjate gjithe kohes te ekzistoje sherbimi i furnizimit me karburant ne Aeroport.

 

Menjehere ne javen e ardhshme, ministri i  Infrastruktures dhe Transportit, z.Dimal Basha do te zhvilloj takim me perfaqesuesit e Limak Kosovo International Airport per ta trajtuar kete ceshtje dhe per t'i adresuar shqetesimet e ngritura lidhur me furnizimin me kerozine.

Foto Galeria

Video Galeria