Sapo u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

 Sapo u nenshkrua protokolli per zbatimin e marreveshjes per ndertimin e Rrugeve te Fshatrave nderkufitare qe nderlidhin fshatrat ndermjet Kosoves dhe Shqiperise, nga zevendesministri i MMPHI-se, z. Hysen Durmishi, dhe Drejtori i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, z. Dritan Agolli. 


Nepermjet kesaj marreveshje perveç se do te nderlidhemi me afer me njeri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do te kontribuojme ne vleresimin e gjendjes dhe permiresimin e rrugeve te fshatrave nderkufitare qe lidhin zonat kufitare Shqiperi-Kosove.


Zona e perbashket ne mes te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, e cila do te mbulohet me kete program zhvillimi, eshte e perbere nga Bashkia e Hasit dhe Kukesit ne Republiken e Shqiperise, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit ne Republiken e Kosoves.


Zonat e bashkepunimit, siç percaktohen ne raportin mbi shqyrtimin dhe vleresimin e gjendjes se rrugeve te fshatrave nderkufitare qe lidhin zonat kufitare Kosove – Shqiperi, jane fshatrat si me poshte:


Zapod - Kerstec 

Pogaj - Gorozhup  dhe

Dobrune  - Blinishte .

Foto Galeria

Video Galeria