Rrugët në tërë vendin, të mirëmbajtura dhe të kalueshme

14 janar 2017


Menaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit.

Po ashtu, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre.

Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurtë dhe pa pengesa. 

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
 

Foto Galeria

Video Galeria