Rruga Lamë–Kllokoq në Artanë, tashmë e përfunduar
Pamje nga rruga Lamë–Kllokoq, e cila përshkon një zonë me bukuri të veçanta natyrore dhe tashmë është plotësisht funksionale.
Ky projekt, me gjatësi prej 3.4 kilometrash dhe investim prej 688 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), përfshin rikonstruimin e plotë të rrugës, asfaltimin me dy shtresa, rregullimin
e sistemit të kullimit të ujërave, vendosjen e pahive mbrojtëse dhe sinjalizimin rrugor.
Përfundimi i këtij investimi u siguron banorëve dhe të gjithë shfrytëzuesve të rrugës kushte më të mira dhe siguri më të lartë në qarkullim.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në çdo cep të Kosovës.
Kliko VIDEO










