Rrëshqitja e gurëve në rrugën Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut – lirohet për qarkullim njëra korsi

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve ishte mbyllur për qarkullim rruga Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës me gabiona). Mirëpo, tani, me përkujdesje të kompanisë së mirëmbajtjes, që i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, është liruar për qarkullim njëra korsi e kësaj rruge.


Për çdo detaj tjetër do të informoheni me kohë. 

_______________________________________________________________________________________________ 

Rrëshqitja e gurëve në rrugën Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut 

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në këto momente është mbyllur për qarkullim rruga Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës me gabiona). 

 

Kompania e mirëmbajtjes i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.

 

Për çdo detaj do të informoheni me kohë.

 

Foto Galeria

Video Galeria