Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat – Malishevë (R110)
Ky projekt përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një vlerë investimi prej rreth 1.85 milionë euro.
Ky është një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po e realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ofrimin e kushteve më të mira për qarkullim për të gjithë qytetarët.
Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Kliko VIDEO










