Po vazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini” në Lubizhdë të Prizrenit
Punimet në këtë projekt po zhvillohen me ritëm shumë të mirë, madje më shpejt se afati i paraparë.
Ky projekt, me vlerë prej 2.2 milionë eurosh, është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa procedurat dhe mbikëqyrja e realizimit të tij kryhen nga Komuna e Prizrenit.
Deri më tani janë realizuar:
1,750 metra kanalizim atmosferik;
1,750 metra kanalizim fekal;
1,000 metra instalime nëntokësore energjetike dhe të telekomunikacionit;
1,000 metra rrjet të ujësjellësit me kyçje shtëpiake;
1,000 metra instalime nëntokësore për ndriçim publik.
Në një segment prej 500 metrash ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, ndërsa po bëhen përgatitjet për vendosjen e gurëve skajorë.
Sipas operatorit ekonomik, gjatë muajit gusht pritet të fillojë edhe asfaltimi i rrugës.
Përmes investimeve në infrastrukturën rrugore po përmirësojmë qarkullimin, rrisim sigurinë në komunikacion dhe krijojmë kushte më të mira për qytetarët në të gjitha komunat e vendit.
Kliko VIDEO










