Po përfundojnë punimet në projektin rrugor në Obiliq
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, inspektuan ecurinë e punimeve në projektin që po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Obiliqit.
Punimet po i afrohen përfundimit, ndërsa sot ka nisur asfaltimi i segmentit prej 450 metrash, me gjerësi 10 metra.
Projekti ka vlerë 456 mijë euro dhe përfshin ndërtimin e 1,080 metrave rrugë të re, me trotuare dhe shteg për biçikleta, duke përmirësuar sigurinë dhe kushtet e qarkullimit për automjetet, këmbësorët dhe çiklistët.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e investimeve që përmirësojnë infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, duke siguruar që çdo projekt të zbatohet me cilësi të lartë, në përputhje me standardet teknike dhe me përgjegjësi të plotë ndaj mjeteve publike.
Kliko VIDEO










