Po avancojnë punimet në rrugën Shipashnicë – Desivojcë – Tërstenë, në Komunën e Kamenicës

  Punimet në projektin për ndërtimin e rrugës Shipashnicë – Desivojcë – Tërstenë po zhvillohen sipas planit dinamik, ndërsa ekipet në terren po realizojnë me intensitet fazat e radhës të punimeve.


Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore në këtë zonë, duke rritur sigurinë në komunikacion, lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe social të lokaliteteve që përshkon kjo rrugë.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që modernizojnë rrjetin rrugor të vendit dhe sigurojnë infrastrukturë cilësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria