Partneriteti në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Odës Ekonomike të Kosovës i rëndësisë së vëçantë për zhvillim ekonomik

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti në një takim pune menaxhmentin e Odës Ekonomike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari z. Safet Gërxhaliu, gjatë të cilit u theksua rëndësia e avancimit të bashkëpunimit reciprok në interes të fuqizimit të sektorit privat, zhvillimit ekonomik, por edhe ndërkombëtarizimit të aktiviteteve biznesore vendore.

Z. Gërxhaliu e njoftoi ministrin Zharku me aktivitetet e OEK-ut, me ç’rast tha se bashkëpunimi ekonomik me dikasterin e infrastrukturës ka rëndësi të veçantë dhe se duhet të intensifikohen aktivitetet e përbashkëta krahas ngritjes së kapaciteteve, dhe se duhet të avancohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri Zharku falënderoi OEK-un për angazhimin dhe për partneritetin konstruktiv në ngritjen e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë, duke theksuar se ky bashkëpunim do të jetë edhe më i avancuar. Ai po ashtu theksoi se krahas arritjes së objektivave të Ministrisë së Infrastrukturës ,duhet të punohet edhe në përmirësimin e një përcepcioni të gabuar të krijuar rreth Ministrisë së Infrastrukturës duke shprehur optimizëm se me një dialog konstruktiv, partneritet dhe transparencë bazuar në ekspertizë shkencore dhe sundim të rendit dhe të ligjit, kësaj Ministrie do t’i kthehet ajo që e meriton.

 

Foto Galeria

Video Galeria