Njoftim për publikun
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se ministri Dimal Basha ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Në autoudhë, kufizimi do të zbatohet në ditët kur Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK) parashikon temperaturë maksimale ditore 32°C ose më të lartë, në intervalin kohor 11:00–17:30.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe të lidhjes, kufizimi do të zbatohet në ditët kur IMK parashikon temperaturë maksimale ditore 35°C ose më të lartë, po ashtu në intervalin kohor 11:00–17:30.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të publikojë çdo ditë, pas orës 16:00, njoftimin zyrtar lidhur me zbatimin ose moszbatimin e kufizimeve për ditën pasuese, bazuar në parashikimin më të fundit të Institutit Meteorologjik të Kosovë










