Njoftim për media

Prishtine,

10 qershor 2025


Ju njoftojme se permes nje vendimi  te nenshkruar nga zevendesministri I Ministrise se Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures, Hysen Durmishi, te nenshkruar sot, do te ndalohet perkohesisht qarkullimi i te gjitha automjeteve ne trafikun rrugor ne autostradaen “Ibrahim Rugova” , ne segmentin e saj R7, drejtimi Prishtine-Mitrovice, sipas hartes ( segmenti mbi zonen industriale te  Fushe Kosoves), qe nga data 09.06.2025 deri ne njoftimin e radhes (120 dite kalendarike).

Vendimi hyne ne fuqi sot-diten e nenshkrimit.

Punimet ne kete segment do te zhvillohen pas pranimit te nje kerkese nga Carabinieri KFOR MSU, te cilet kane kerkuar devijimin dhe mbylljen e ketij segmenti te kesaj autostrade me qellim te vendosjes se barrierave akustike .

 

Punimet ne fjale do te kryhen nga ana e kompanive ''MAK CONTRUZIONI''srl dhe ''VIA ''SH.P.K. Keto kompani do te ndermarrin te gjitha veprimet per vendosjen e sinjalizimit, te nevojshem sipas planit te menaxhimit te trafikut per mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkepunuar me Departamentin per Menaxhimin e Rrugeve –MMPHI, dhe Policine e Kosoves per te krijuar kushte te sigurta per pjesemarresit ne trafik.


Trafiku do te zhvillohet bazuar ne planin e caktuar nga KFOR-i, luten te gjithe qytetaret per kujdes dhe mirekuptim.

Foto Galeria

Video Galeria