Njoftim për mbyllje të segmentit Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se  për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit  dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, "Ibrahim Rugova"-  R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës  kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë.

 

 

Mbyllja e segmentit të Autostradës Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë, do të bëhet  sipas orarit në vijim:


Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe

Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.

 

Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.

 

 

MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. 

Foto Galeria

Video Galeria