Njoftim për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Prishtinë

10 janar 2022

 

Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.


Edhe pse  ka pasë reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve.


Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here.

Kërkojmē nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe! 

Foto Galeria

Video Galeria