Njoftim për gjendjen e rrugëve

Jemi në terren gjithandej bashkë me menaxherët dhe të gjitha rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë janë të hapura për qarkullim. Ekipet e pastrimit po ndërhyjnë gjatë gjithë kohës për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.


Sipas raportimeve që kemi, gjatë 24 orëve të fundit shtresa e borës ka kaluar 20 cm, ndërsa në disa zona malore ka kaluar 40 cm. Gjatë ditëve në vijim, temperaturat minimale pritet të jenë nga −16 deri në −10 °C, ndërsa ato maksimale nga −5 deri në −2 °C.


Të dashur qytetarë, temperaturat e ulëta e rrisin rrezikun në qarkullim, prandaj ju lusim të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe ta përshtatni shpejtësinë me gjendjen e rrugës.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria