Njoftim: Mbyllje e përkohshme e segmentit Konjuh – Babush në “Arbën Xhaferi”

Prishtinë

22 nëntor 2019

 

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se të shtunën (23.11.2019), nga ora 9:00 deri 16:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autoudhës “Arbën Xhaferi”.

 

Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor, në këtë aks rrugor.

 

Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

 

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. 

Foto Galeria

Video Galeria