Njoftim

Prishtinë, 29.01.2016


Njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, të cilët qarkullojnë në rrugën nëpër grykën e Kaçanikut, se mund të ballafaqohen me ngadalësim të qarkullimit në pjesën pas urës në Kashan, që është rezultat i punimeve të kontraktuara nga KFOR-i për largimin e materialit të eroduar dhe vënien e rrjetave metalike mbrojtëse të inkastruara në murin e betonit. Zhvillimi i punimeve ka ndikuar në ngadalësimin e trafikut, për shkak se zhvillohet praktikisht vetëm nëpër një shirit rrugor. Gjatë kësaj kohe rregullimin e trafikut e bën Policia e Kosovës, ndërsa zhvillimin e punimeve e përcjellin edhe zyrtarët, përkatësisht menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Punimet pritet të zgjasin dy javë dhe ato zhvillohen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00, me përjashtim të të shtunave dhe të dielave.


Foto Galeria

Video Galeria