Njoftim
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka shfuqizuar Vendimin e marrë në fillim të sezonit veror për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhë.
Vendimi ishte në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga qarkullimi i mjeteve të rënda në kushte të tilla.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe qytetarët dhe operatorët për respektimin e vendimit dhe mirëkuptimin e treguar.










