Njoftim

Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, z. Dimal Basha, njofton te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves se qe nga dita e marrjes se detyres ka nisur procesin e detajuar te vleresimit te gjendjes se infrastruktures rrugore dhe te ecurise se projekteve ne zhvillim, me fokus te qarte ne segmentet qe kerkojne nderhyrje prioritare.


Ministri ka theksuar se, pas analizave teknike, inspektimeve ne terren dhe konsultimeve profesionale, jane evidentuar si me te ndjeshme rruga e fshatit Carraleve ne Komunen e Shtimes, segmenti Kline-Gurakoc ne pjesen e Krusheves, si dhe aksi Zhur-Dragash. Ai eshte shprehur se ne keto zona rreshqitjet e dheut kane demtuar trupin e rruges dhe paraqesin rrezik per sigurine e qytetareve.


Per Carraleven, Ministri beri te ditur se projekti i rehabilitimit eshte i gatshem dhe, pas dekretimit te Ligjit per Buxhetin, ka kerkuar qe te ndermerren menjehere te gjitha veprimet per realizimin e rehabilitimit emergjent, paralelisht me hartimin e nje zgjidhjeje afatgjate.


Sa i perket segmenteve Kline - Gurakoc dhe Zhur - Dragash, Ministri eshte shprehur se projektet e rehabilitimit nuk jane te perfunduara dhe ka kerkuar pergatitjen urgjente te planeve inxhinierike per sanim emergjent, ne menyre qe te procedohet sa me shpejt me procedurat per nderhyrjet ne terren sipas legjislacionit ne fuqi.


Ministri garanton se angazhimi institucional do te jete i plote dhe i koordinuar, me respektim rigoroz te afateve ligjore, per te garantuar sigurine publike dhe funksionalitetin e qendrueshem te infrastruktures rrugore.

Foto Galeria

Video Galeria