Njoftim

Është mbajtur takimi koordinues me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, divizioni i Komunikacionit Rrugor, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Ministrisë së MMPHI-së, të datës 07.12.2020, për  ndalimin e vendosjes së panove reklamuese në ura, në të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe në autostrada, për të cilin Vendim, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme. 


Është konstatim i përgjithshëm, se vendosja e panove reklamuese nuk ka bazë ligjore dhe rrezikon sigurinë në komunikacion dhe sigurinë e përgjithshme, prandaj apelohet tek të gjithë qytetarët, subjektet fizike dhe juridike, që kanë bërë vendosjen e tyre, të bëjnë largimin e tyre të menjëhershëm. 


Inspektoriati i Ministrisë, është në proces të identifikimit, të të gjithë operatorëve të cilët nuk janë duke e përfillur Vendimin e Ministrisë, dhe do të merr të gjitha veprimet e nevojshme ndaj të gjithë atyre që shkelin aktet ligjore që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve në komunikacion, duke filluar me ndjekjen e procedurave ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë Vendimet e Ministrisë. 

Foto Galeria

Video Galeria