Njoftim

Prishtinë

7 janar 2017


Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë e cila rrugë tashmë është e kalueshme.

Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogëla.

Ndërsa, për automjetet e rënda rruga  ende është e pakalueshme.

Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t\'ju njoftojmë me kohë.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me paisjet e duhura dimërore si dhe t\'u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve por edhe kushteve aktuale atmosferike. 

Foto Galeria

Video Galeria