Njoftim

Të premtën, më 25.03.2016, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë. Ky projekt do të funksionalizohet duke e përfshirë pjesën teorike dhe praktike. Projekti në fjalë, ka qenë njëri prej projekteve të cilin e kishte premtuar ministri Zharku.

 

Inaugurimi do të mbahet në Njësinë për Patentë-Shofererëve në Prishtinë (Stacioni i Autobusëve), në orën 11.00.

 

Ftojmë të gjitha mediet e shkruara dhe ato elektronike që të marrin pjesë në këtë inaugurim. 

Foto Galeria

Video Galeria