Një ngjarje historike e shënuar me transparencë të plotë

Qeveria e Republikës së Kosovës jep kontratën 20 vjeçare të koncesionit për operim dhe zgjerim të aeroportit të vetëm komercial të vendit konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon, i përbër nga operatori francez te aeroporteve Aerport de Lyon dhe kompanisë ndërtuese turke Limak Construction.

Përzgjedhja është bërë e ditur gjatë një ceremonie publike të transmetuar në televizion, në të cilën është bërë hapja e propozimeve të dorëzuara nga ofertuesit e para-kualifikuar.

 Limak/Aerport de Lyon i është dhënë kontrata për arsye se i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42% % të të hyrave bruto, në këmbim të të drejtave të koncesionit. IC Frapport Havamanli ICTAS, ofertuesi që ka zënë vendin e dytë, ka propozuar një mesatare prej 30.37% të të hyrave bruto.

Nga Limak Holding dhe Aeroprot de Lyon do të kërkohet të modernizojë dhe të zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi ?100 milionë në infrastrukturën e re, duke përfshirë këtu ndërtimin e objektit të terminalit të ri. Nga koncesionari i ardhshëm do të kërkohet gjithashtu të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele të rritura të cilësisë. Republika e Kosovës do të ruajë 100% pronësinë mbi asetet e Aeroportit.

Kjo është përpjekja e parë e suksesshme e Kosovës, për tërheqjen e investimeve strategjike afatgjata në infrastrukturë dhe shërbime publike, dhe procesi është lajmëruar publikisht, si një arritje e madhe dhe si një votë besimi për qeverinë e vendit dhe për sistemin ligjor. Është konsideruar gjithashtu si një konfirmim kyç i përpjekjeve të vendit drejt krijimit të një programi shumë-sektorial të partneritetevepublike-private.

Për të shtuar transparencën në maksimum, çmimet e propozuara janë mbajtur në një kasafortë me çelës të dyfishtë në Ministrinë për Ekonomi e Financa, që nga dorëzimi i ofertave më 28 prill, ku një nga çelësat është mbajtur jashtë Kosovës nga Këshilltari i Transaksionit.

Ofertat janë hapur dhe çmimet janë lexuar me zë nën pamjen e plotë të publikut dhe të shtypit, duke eliminuar kështu çfarëdo mundësie të korrupsionit.

Kryeministri Hashim Thaçi, lavdëroi procesin për transparencën e tij, duke theksuar që ?Qeveria e Kosovës është e palëkundur në përkushtimin e saj për tërheqjen e investimeve private me anë të procedurave të hapura dhe konkurruese.? 

Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Komunikacionit dhe kryesues i Komitetit Drejtues Ndër-ministror të projektit deklaroi që ? Të gjitha vendimet në lidhje me procesin e dhënies së kontratës janë marrë nga një komitet vlerësues i pavarur i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë ligjor, financiar dhe teknik, si dhe nga zyrtarët vendorë nga ministritë e ndryshme?. Ai u kujtoi gjithashtu shikuesve që ofertuesit e pasuksesshëm kanë të drejtë ankese ndaj vendimit të komitetit vlerësues.

Ofertat janë dorëzuar me një kopje me iniciale të kontratës së PPP-së, duke eliminuar kështu mundësinë e negociatave pas dhënies së kontratës. Para marrjes përsipër të operacioneve të ANP-së, si Qeveria ashtu edhe Limak Aerport de Lyon do të duhet ti përmbushin  një numër kërkesash ligjore dhe teknike, përfshirë këtu bartjen e punonjësve ekzistues të ANP-së tek operatori i ri. Kjo pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Përveç një komponentë jetike e infrastrukturës së transportit në Kosovë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga aeroportet më të ngarkuara me punë në Ballkan, duke u shërbyer mbi 1.2 milion pasagjerëve vitin e kaluar. Në vitet e fundit, Aeroporti ka shënuar shkallë të rritjes mbi mesataren në trafikun e pasagjerëve, por kapacitetet e Aeroportit nuk po rriten mjaft shpejt për ti përmbushur këto nevoja. Si rezultat, aeroporti nuk është duke ofruar nivel adekuat të shërbimeve apo duke rritur në maksimum fitimet e tij.

Foto Galeria

Video Galeria