Nisin punimet në segmentin e dytë te projektit “ Mushtisht- Budakovë-Jezerc”

Prishtinë, 14 Tetor 2014

Sot Ministri Mujota me bashkëpuntorë, vizitoi  fillimin e punimeve në Laxhen e Hoxhëve ne Budakovë.

Kjo rruge kap nje gjatësi prej 2300 m dhe gjeresi 6 km , e cila eshte pjese e projektit “Mushtisht Budakovë-Jezerc” me gjithsej 7786.27 m’ gjatesi, I cili I ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës 988,315.28 euro.

Ministri Mujota ne fjalen e rastit tha se ky projekt ka rendesi jetike per shume arsye.Ky projekt pervec qe ndihmon banorët e këtij fshati, do te lidh tre regjione Suhareken Shtimen dhe Ferizajin

Kjo rrugë është e standardeve të larta dhe qe shumë kohë i ka munguar këtij regjioni, madje me këtë rrugë do të hapet edhe mundesia edhe për zhvillim ekonomik.

Ndryshe, Mujota tha se po ndërtohet çdo cep i Kosovës më rrugë të reja dhe se Ministria e Infrastrukturës edhe në të ardhmen do të vazhdojë në realizime të projekteve tjera.

Foto Galeria

Video Galeria