Nisin punimet në rrugën regjionale në fshatin Pollatë në Komunën e Podujeves

Ka filluar rikonstrukturimi i rrugës regjionale R126 segmenti Pollatë –Demë Ahmeti, rrugë kjo e cila do të ketë një gjatësi prej 7.44km.

Sipas,ministrit të Infrastrukturës Fehmi Mujota, kjo rrugë i dedikohet heroit kombëtar Demë Ahmeti, dhe gjithë dëshmorëve dhe heronjëve të kësaj ane, madje siq u shpreh ai kjo rrugë përfundimisht po lë mbrapa kohën e prapambeturisë, kohën e errësirës dhe kohën e vështirësive për të qarkulluar dhe për të komunikuar me vendbanimet tjera për të rritur perspektivën e zhvillimit.

Ministri Mujota tha se sa më shpejtë që është e mundur do ta realizojnë këtë projekt.

Mujota: Kemi më shumë se 60 projekte në realizim “Uroj që sa më shpejtë mbi bazën e planit dinamik ta realizojmë këtë projekt sikur edhe shumjë të tjera që kemi realizuar dhe të vazhdojmë edhe më shumë të punojmë për realizimin e projekteve të shumta të cilat po realizohen në Kosovë dhe që pritet të realizohen për të mirën e qytetarëve të vendit. Po investohet kudo në Kosovë aktualisht kemi më tepër se 60 projekte në realizim dhe natyrisht po bëjmë fjalë për projekte të mëdha nacionale.Një ndër këto projekte të mëdha nacionale është edhe ky project jo vetëm se është rrugë regjionale por nga karakteri historic, për nga rëndësia që ka dhe mbi të gjitha në prag të fillimit të një rruge tjetër nacionale po ndodh kjo punë , e ajo rruge tjetër nacionale eshte ruga Deqan-Plavë pas dy ditësh do e nisim edhe këtë rrugë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës me gjtihë kapacitetin e saj ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në mënyrë që jetën e qytetarëve ta bëjë sa më të lehtë dhe më të mirë.

Kurse, Muhamet Latifi, banor i fshatit Pollatë dhe njëherit zëvendës ministër i FSK-së tha se të gjithë banorët ndjehen mirë sepse projekti I kësaj rruge është shumë I rëndësishëm.

Ndryshe, projekti i kësaj rruge do të kushtojë 1,200,743,15 euro, ndërsa punë kryesi është Jaha Company dhe Alko Impex nga Podujeva

Foto Galeria

Video Galeria