Nisën punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë

 Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë, projekt që po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Ferizajt.


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ishte në terren për të përcjellë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj zone.


Vlera e kontratës është 1.54 milionë euro, ndërsa Memorandumi i Bashkëpunimit ka vlerën 1.3 milionë euro. Për realizimin e punimeve gjatë vitit 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka ndarë 600 mijë euro.


Përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit, rritjen e sigurisë në trafik dhe ofrimin e një infrastrukture moderne për të gjithë qytetarët. 


Kliko VIDEO


Foto Galeria

Video Galeria