Nis rikonstruktimi i rrugës rajonale Arllat–Malishevë (R110)
Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti morëm pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë.
Ky projekt përfshin rikonstruktimin e 11.7 kilometrave rrugë, me vlerë prej 1.84 milion euro. Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet Arllatit dhe Malishevës.
Ky është investimi i dytë i madh rrugor që po realizohet në Malishevë brenda një periudhe të shkurtër. Sot 1.84 milion euro, kurse në muajin maj rruga Kijevë–Malishevë, investim prej 2.4 milion euro.
Kështu, brenda vetëm dy muajve, Qeveria Kurti ka investuar mbi 4.2 milion euro në infrastrukturën rrugore të komunës së Malishevës, duke dëshmuar përkushtimin e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kliko VIDEO










