Nga nesër bëhet mbyllja e segmentit nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekonicë- Lot 3, për shkak të zhvillimit të punimeve ( rruga Prishtinë-Mitrovicë)
Prishtinë
24 mars 2022
Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.
Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative.
Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë).
Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim, pasi që punimet në fjalë do të realizohen më shpejt dhe më sigurt.