Nënshkruhet marrëveshja për Transportin Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave me Republikën e Bullgarisë

Sofie, 9 shtator 2016



Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, së bashku me një delegacion të fushës së Transportit Rrugor, të udhëtarëve dhe mallrave, po qëndrojnë në Sofie të Bullgarisë me ftesë të homologut të tij, ministrit të qeverisë së Republikës së Bullgarisë, z. Yvaylo Moskovski.


Delegacioni kosovar i udhëhequr nga ministri Zharku nënshkruan marrëveshjen  për ndryshimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë mbi Transportin Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, e nënshkruar më 27 Qershor 2011.


Kjo Marrëveshje rregullon  transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë si transportin bilateral, transit dhe vendet e treta, në kuadër të Marrëveshjes është përcaktuar regjimi i sistemit të lejeve në transportin e mallrave bilateral, transit dhe vendet e treta ndërmjet dy vendeve, respektivisht kjo Marrëveshje  ka për qëllim të avancimit të tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve. 


Qëllimi kryesor i ndryshimit të Marrëveshjes është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të vendeve respektive, ku ka të bëjë me rregullimin e çështjeve të pagesave rrugore dhe shfrytëzimin e rezervuarve të karburanteve normale të automjetit të cilat janë ndërtuar nga prodhuesi dhe janë të destinuara për ngasjen e automjetit dhe funksionimin e mjetit motorik,  që ndërlidhen me aktivitetet e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, ndërmjet palëve kontraktuese respektivisht Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bulgarisë.   


Kontribut të veçantë për arritjen e kësaj Marrëveshje ka dhënë Ambasada e Republikës së Kosovës në Bullgari, e cila është përkrahëse e të gjitha proceseve në mes të dy vendeve. 


Foto Galeria

Video Galeria