Mujota: Vit i sukseseve të mëdha, u ndërtua Rruga e Kombit para afatit, si dhe 152 kilometra rrugë të reja

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota,sot në një konferencë për media prezantoi të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2013.

Në fjalën e tij para mediave të pranishme, ministri Mujota tha:”Sipas Ministrit Mujota, kjo ministri, gjatë këtij viti sipas përgjegësisë që ka gjatë këtij viti ka punuar me përkushtim për realizimin e planit të punës, implementimin e objektivave dhe projekteve të parapara për këtë vit.

MI-ja gjatë këtij viti ka realizuar me sukse planin e punës dhe ka menaxhuar të gjitha projektet e saj infrastrukturore. Këtë vit MI-ja ka përfunduar 23 projekte kapitale me 155 kilometra rrugë të reja, nacionale, regjionale si dhe u realizua me sukses projekti gjigant i vendit tonë “Rruga e Kombit”, i cili projekt u përfundua para afatit të paraparë.

Gjatë vitit 2013, Ministria e Infrastrukturës ka kontratktuar 170 kilometra rrugë të reja, 17.9 kilometra rrugë nacionale, 2.75 rrugë magjistrale si dhe 149.8 rrugë lokale.

Duke e parë këtë vëllim kaq të madh të punëve dhe projekteve, Ministria e Infrastrukturës, ka arritur që të realizojë buxhetin e saj në masën 91 për qind.

Si projekte të cilat ja vlenë të theksohen janë: Ndërtimi i Autostradës-“Rrugës së Kombit”, e cila u përurua me 26 nëntor të këtij viti, ndërtimi i saj u realizua një vit para kohe.

Këtë vit poashtu ka përfunduar edhe ndërtimi i terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë këtij viti ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit i ofertave për autostradën e re Prishtinë-Hani i Elezit.

Ndërsa, si projekte të rëndësishme dhe të vlefshme për vendin tonë  të cilat janë zgjeruar gjatë këtij viti ishin edhe zgjerimi i rrugës nacionale M9-Prishtinë- Pejë, si dhe asaj M2, Prishtinë-Mitrovicë. Këto projete do të vazhdojnë të realizohen edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Nëpër komuna kemi vazhduar me realizimin e 28 projekteve të infrastrukturës rrugore, për të modernizuar edhe më tutje infrastrukturën e rrugëve lokale.

Është hartuar dhe miratuar në Qeveri projektligji për themelimin e Agjensisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror. Ka përfunduar ligji për siguri në komunikacionin rrugor. Është hartuar rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MI. Janë hartuar dhe nxjerrë 20 akte të tjera nënligjore: rregullore, udhëzime, administrative, vendime etj.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe pritet nënshkrimi I saj. Gjithashtu është nënshkruar edhe marrëveshja për transportimin e mallrave dhe mallrave të rrezikshme me Autsrinë, është parafruar protokolli me Hungarinë, është akorduar protokolli me Shqipërinë, si dhe është nënshkruar protokolli me Maqedoninë. Poashtu janë inicuar protokollet me Germaninë, Italinë dhe Francën.

Këtë vit, janë rritur bashkëpunimet me institucionet ndërkombëtare financiare: Banka Botërore, Fondi Saudit për Zhvillim dhe organizma të tjerë si SEETO, IPA etj.

Në kuadër të indspektoriatit janë realizuar: 3495 kontrolla-inspektime. Janë prpiluar 2704 procesverbale gjatë inspektimeve, janë përjasjtuar 73 automjete nga rruga, janë lëdshuar 93 vendime për parregullsi, janë inicuar 171 procedura gjyqësore, janë inicuar për pezullim të punës 52 raste, si dhe neë shumë raste inspektorët janë asistuar nga policia e Kosovës.

Në kuadër të aviacionit civil në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë operuar 27 aviokompani, në 26 destinacione. Janë zhvilluar 13.776 fluturime, ose për 10 për qind më shum se sa vjet. Kanë qarkulluar 1.537.160 udhëtarë ose 9.6 për qind më shumë se vitin 2012. Është inauguruar terminali I ri më moderni në rajon dhe me kapacitet rreth 4 milionë pasagjerë në vit. Këtë vit hapsira ajrore me vendim të Këshillit të Natos i është dhënë Hungarisë (Hungar Control), ndërsa operimet pritet të nisin në prill të vitit 2014. Poashtu është bërë pranim dorëzimi I Aeroportit të Gjakovës nga autoritetet italiane në ato vendore.

Ministri Mujota foli edhe planeve për vitin që vjen, duke shtuar:”Për vitin që vjen presim që të nisim punimet në ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, vazhdimin e projekteve të tjera rrugore si dhe realizimin e planifikimeve ashtu siç i kemi paraparë”   .

Plani buxhetor për vitin 2014, ka një buxhet prej 200.110.500 dhe 1.538.173 shpenzime operative.

Prej tyre 195. 572.327 shpenzime kapitale. MI-ja për vitin 2014 janë paraparë 86 projekte, 55 prej tyre janë projekte në vazhdim ndërsa 31 janë projekte të reja.

Si projekt shumë me rëndësi është edhe procesi i sinjalizimit të rrugëve të vendit tonë dhe projektet të tjera të domosdoshme.“

Foto Galeria

Video Galeria