MIT shënon Muajin Rozë – Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizoi një aktivitet në kuadër të Muajit Rozë, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësisë së zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.
Gjatë aktivitetit u diskutua për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore, informimit dhe kujdesit ndaj shëndetit.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Me këtë aktivitet, MIT i bashkohet mesazhit të Muajit Rozë për më shumë ndërgjegjësim, solidaritet dhe mbështetje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Kliko VIDEO










