MIT kërkon nga komunat respektimin e brezit mbrojtës rrugor gjatë dhënies së lejeve ndërtimore

 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka përcjellë komunave Qarkoren Informuese për mbrojtjen e brezit të rrugëve publike, me qëllim të zbatimit të njëtrajtshëm të Ligjit nr. 08/L-275 për Rrugët.


MIT ka kërkuar që, gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimore, komunat të verifikojnë kategorinë e rrugës dhe distancat e përcaktuara me ligj, si dhe të mos lëshojnë leje që bien ndesh me kufizimet për brezin

 rrugor dhe brezin mbrojtës rrugor.


Në rastet e përcaktuara me ligj, leja ndërtimore nuk duhet të procedohet pa pëlqimin paraprak të organit kompetent.


Qarkorja duhet t’u përcillet njësive përgjegjëse komunale, ndërsa komunat duhet të koordinohen me MIT-in për rastet që prekin rrugët nën përgjegjësinë e Ministrisë.


Respektimi i këtyre dispozitave është i domosdoshëm për mbrojtjen e infrastrukturës publike, sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin.

 

Shkarko DOKUMENTIN 

Foto Galeria

Video Galeria