MIT dhe Banka Evropiane e Investimeve diskutojnë per avansomin e projekteve strategjike infrastrukturore
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim delegacionin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), të kryesuar nga zëvendëspresidenti, z. Robert de Groot.
Gjatë takimit u diskutua për projektet strategjike rrugore dhe hekurudhore, mundësitë e reja të bashkëpunimit, si dhe përshpejtimin e realizimit të investimeve infrastrukturore.
Theks i veçantë iu kushtua përfshirjes së projekteve hekurudhore të Kosovës në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T), me synim forcimin e sigurisë rajonale, zhvillimin ekonomik dhe ndërlidhjen e Kosovës me tregjet evropiane.
Palët u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, me fokus konkretizimin e projekteve të reja dhe avancimin e atyre që janë në realizim.
Kliko VIDEO










