Mirëmbahen rrugët në segmentet nacionale dhe regjionale

 Gjendja në rrugët nacionale dhe regjionale deri në orën 15:30 është kjo:

Probleme me ujra ka ende në rrugën Nacionale N2, segmenti Ferizaj deri tek udhëkryqi në drejtim të Janjevës, në lokacionin Babush dhe tek kolegji “ Mehmet Akif “. Në këto dy lokacione ka ende ujë, në njëren pjesë të shiritit qarkullues, sasia e ujit është në rënje, kompania e mirëmbajtjes është duke intervenuar dhe ka bërë sinjalizimin e nevojshëm. Shipashnicë e epërme-Desivojcë ku vazhdimisht kemi shembje  te gureve dhe dheut e cila është e hapur për komunikacion por me rrezik nga shembjet eventuale të gurëve të mëdhenj. Kontrakuesi është në gatishmëri për çdo lloj intervenimi. Rrëshqitjet të cilat janë paraqitur në autostradën “Ibrahim Rugova“ janë duke u menaxhuar në kuadër të kompanive të mirëmbajtjes. Në rrugët tjera nuk ka probleme të theksuara, ka erodime për shkak të reshjeve të mëdha, mirëpo kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe intervenojnë sipas nevojës. Në të gjitha regjionet, kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari 24 orë.

Ministria e Infrastrukturës

Foto Galeria

Video Galeria