Ministri Zharku viziton komunën e Ferizajt

1 Prill 2015

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku së bashku me bashkëpunëtorët e tij ishte për një vizitë zyrtare në komunën e Ferizajt. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me gjendjen ekzistuese infrastrukturore në këtë komunë dhe për të shprehur edhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në projektet e rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë.

“ Ndihem i nderuar me prezencën tuaj në komunën tonë dhe kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë, pasiqë komuna e Ferizajt në përgjithësi për një kohë të gjatë është anashkaluar sa u përket investimeve kapitale në infrastrukturë, e duke pasur parasysh rëndësinë dhe potencialin ekonomik të kësaj komune shpresojmë në bashkëpunimin tuaj për të përmbushur nevojat infrastrukturore mirëpo sigurisht pa rrezikuar buxhetin e të tjerëve” u shpreh kryetari I kësaj komune Muharrem Sfarqa.

Image

 

Si projekte të rëndësishme ndër të tjera u përmenden vazhdimi i punimeve në rrugën “ Brahim Ademi”  deri tek Parku i Lirisë me katër korsi, e në të cilën do të lidhen disa nyje, rrugën “ Driton Islami”, e cila do të fillojë së realizuari, projektin e zgjerimit  të rrugës magjistrale nga Prelezi deri në Fshatin e Vjetër, projektin e rrugës nga Kosharja tek Lubocët e Babush që do të lidhet me rrugën e Gadimes që shpie për në Gjilan, dhe disa nënkalime.

“Unë si ministër së bashku me ekipen time në këtë vizitë në komunën tuaj dëshirojmë të shprehim një interesim serioz për Ferizajn, dhe jemi të përkushtuar që të rrisim investimet në infrastrutkurë” , u shpreh ministri Zharku.

Përveq kësaj pjese e vizitës ishte edhe dalja në teren në disa rrugë të kësaj komune dhe njohja nga afër me gjendjen dhe nevojat infrastrukturore në këtë komunë.

Image

 

 

Foto Galeria

Video Galeria