Ministri Zharku prezantoi punën njëvjeçare të Ministrisë së Infrastrukturës

Prishtinë, 29 dhjetor 2015

 

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, në konferencën e fundvitit për media prezantoi sot raportin e punës vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të arriturat e kësaj ministrie për vitin 2015. Ministri Zharku, në këtë prezantim, në mënyrë të përmbledhur, përfshiu projektet të cilat kanë përfunduar në vitin 2015, si dhe ato të cilat pritet të vazhdojnë në 2016-ën të të gjitha resoreve që ka Ministria e Infrastrukturës. Ndër të tjera detajisht u prezantuan projektet e Infrastrukturës Rrugore Hekurudhore, të Transportit, të Automjeteve, të Sigurisë në komunikacionin rrugor si dhe ato të Aviacionit Civil. Ndër projektet madhore u permend rruga Morinë-Merdare, gjegjësisht Autostrada “Ibrahim Rugova”, Rruga Prishtinë-Shkup, gjegjësisht Autostrada “Arbën Xhaferi” që do të vazhdoj në vitin 2016, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, magjistralja Prishtinë-Pejë, si projekt i ri zgjerimi i magjistralës Prishtinë-Podujevë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë dhe projekti i  Linjës Hekurudhore Hani i Elezit-Leshak që poashtu pritet të jetë pjesë e projekteve të vitit 2016.

 

Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur këtë vit, ndër të tjera, është edhe  marrëveshja me BERZH-in mbi huanë në shumë prej 29 milion eurosh për financimin e zgjerimit të rrugëve hyrëse dhe dalëse të Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit si dhe rikonstruimit substancial të rrugës Kllokot-Gjilan.

 

Gjatë vitit 2015 të trajtuara me asfalt kanë qenë gjithsej 35.5 km rrugë nacionale, 21.5 km rrugë regjionale, 81.2 km rrugë lokale në bashkëfinancim me komuna. 

 

Ndërsa prej buxhetit të tërësishëm prej 175 milionë eurosh për shpenzime kapitale, kanë qenë të parapara 131 milionë euro të cilat janë shpenzuar në tërësi.


Foto Galeria

Video Galeria