Ministri Zharku mori pjesë në takimin e Bankës Botërore në Vjenë të Austrisë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku po merrë pjesë në work shopin, për ministrat e fushave të ndërlidhura me agjendën e procesit të Berlinit i cili po mbahet në Vjenë, të cilin e ka organizuar Banka Botërore.

Me këtë rast ministri Zharku gjatë fjalimit të tij në sesionin plenar” Përmirësimi i besushmerisë dhe qendrueshmerisë ambientale të rrjetit të transportit” të SEETO, foli rreth projektet që po zhvillohen në përfundimin projeteve rrugore siç janë ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Merdare, pastaj ndërtimi i Autostradës tjetër Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

 

Ndërsa, si projekt të infrastrukturës hekurudhore, ministri Zharku e ceku rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Leshak.

 

Gjatë fjalës së tij ministri Zharku një rëndësi të veçantë i dha edhe të ashtuquajturave masa të buta në sektorin e transportit, e që njëkohësisht si  progresit të vendit tonë në fushën e transportit.
Ministri Zharku gjithashtu ka theksuar se sa i përket transportit hekurudhor është bërë hapja e tregut hekurudhor për operatorë të rinjë të trenave, miratimi i udhëzuesëve për inspektim në sigurinë rrugore, implementi i Sistemit Intelegjent të Transportit plani për mirmbajtjen e rrjetit rrugorë dhe hekurudhorë si dhe angazhimet në funksionalizimin e objekteve në kuadër të Menaxhimit të Integruar te Kufijve.

 

Këtë work shop e ka organizuar Banka Botërore

Foto Galeria

Video Galeria