Ministri Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi rrugën në Gjeravicë të Junikut

Prishtinë,19 gusht 2015

Sot  ministri i Infrastrukturës , Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe me kryetarin e Komunës së Junikut , Agron Kuçi, vizituan rrugën në Bjeshkën e Gjeravicës  së  Junikut. 

Kryetari i Komunës, Kuçi, e njoftoi ministrin Zharku për zhvillimin e këtij rajoni dhe me atë rast theksoi se bujqësia dhe turizmi janë pikat kryesore për  zhvillimin e kësaj zone dhe se në planet zhvillimore të këtyre fushave duhet të  investohet në infrastrukturë, si një nga parakushtet e zhvillimit të rajonit.

Ndërkaq, sa i përket rrugës së Gjeravicës, ai tha se me ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës rruga 46-kilometërshe është zgjeruar në gjatësi prej 7.35  kilometrash.

Ministri Zharku tha se është i njoftuar për zhvillimet dhe problemet, në të cilat hasë zhvillimi ekonomik i kësaj zone dhe se do të shihet se çka mund të bëhet në fazën e  dytë të realizimit të projekteve të infrastrukturës rrugore në komunën e Junikut dhe  më gjerë. 

Foto Galeria

Video Galeria