Ministri Zharku i vendosur për avancimin modern të teknologjisë informative në MI

Prishtinë, 19 maj 2016


Sot u mbajt takimi i cili kishte për qëllim prezentimin e aplikacionit për bazën e të dhënave për autoshkolla, shoferë-instruktorë, ligjerues profesionalë, ekzaminerë dhe aplikim online të kandidatëve për provimin e patentë-shoferit. Prezentimi u bë nga kompania e kontraktuar “TECH Vision”. 

 

Në këtë prezentim ishte prezent edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili e përkrahu këtë iniciativë. Qëllimi i këtij aplikacioni është krijimi i sistemit të integruar të të dhënave për kandidatët, duke filluar nga momenti i regjistrimit në autoshkollë, aftësimin në autoshkollë, paraqitjen online të provimeve, regjistrimin e rezultateve të testimeve në databazë e deri në aplikimin për patentë-shofer në Ministrinë e Punëve të Brendshme.     

 

Kjo bëhet si rezultat i thjeshtësimit të procedurave për kandidatët që aplikojnë për patentë-shoferë dhe njëkohësisht rrit transparencëën e gjithë procesit: pjesën e aftësimit në autoshkolla dhe pjesën e testimit. Vlera parallogaritare e këtij projekti kap shumën e përgjithshme prej 15.370 eurosh.  

 

Foto Galeria

Video Galeria